Lirika për ne
Stefania Romito, Arjan Kallço
* Affiliatelinks/Werbelinks
Links auf reinlesen.de sind sogenannte Affiliate-Links. Wenn du auf so einen Affiliate-Link klickst und über diesen Link einkaufst, bekommt reinlesen.de von dem betreffenden Online-Shop oder Anbieter eine Provision. Für dich verändert sich der Preis nicht.
Belletristik / Lyrik, Dramatik
Beschreibung
Ka heshtje të ndërprera që tronditin ndërgjegjen si gërvishtja e penës që rrëshqet e shpejtë në letër dhe që hedh në letër zhurmat e shpirtit.
Ajo që e formëson këtë moment është shkrimtarja Stefania Romito, poetika e së cilës shkrihet në mënyrë sugjestive me lirikat e fuqishme të poetit shqiptar Arjan Kallço.
Një shkrim, i tyri, në një çast të parë shprehimisht intim që zbulohet duke e lexuar. Empatik dhe i pjekur, gjithmonë. Vargjet e tyre energjikë si një fluturim shqiponje e pasqyruar në veprën time. Mbretëreshë e qiellit që arrin t’i vërë vulën magjisë me tundimin e saj të mistershëm dhe ta tejshkruajë energjinë e saj në ajër.
Ndjenjat, të konkretizuara përmes vargjeve, janë si shqiponjat e përfshira në një fluturim spektakolar të karakterizuar nga ngritje të shpejta dhe pikiata madhështore. Akrobaci impresionuese në të cilat shfaqin një stil madhështor dhe elegant.
Arti është një ndërmjetës i fuqishëm krijues midis pjesës sonë më të fshehtë dhe asaj që pasqyrohet në anën e jashtme. Qoftë shkrimi, piktura apo skulptura shërbejnë që të përcaktojnë me saktësi ëndrrat e veta dje t’i bëjnë të prekshëm në botën reale. (Ylenia Paladino)
Për poeten Romito t’i këndosh dashurisë do të thotë ta ndjekësh hap pas hapi çdo ditë si një kalendar që pasuron çastet e jetës, jetën në një trup të vetëm, edhe ndonjëherë larg. (Arjan Kallço)
Ngjyrimin e lirikave të poetit Arjan Kallço ia shton gjithashtu paraqitja metafizike dhe empatike e vendeve të shpirtit, ku historia përhapet në tundimin e kohës së shkuar që vulos veprimin e vet modifikues në fizionominë gjeografike ashtu si në ndjenjat. Vendet që përcaktojnë portrete të atyre personazheve që për poetin kanë brazduar kujtimet më të brendshme. (Stefania Romito)
Kundenbewertungen
poezitë