Revista Letrare
Dritan Kiçi (Hrsg.), Arbër Ahmetaj (Hrsg.), Ornela Musabelliu (Hrsg.)
* Affiliatelinks/Werbelinks
Links auf reinlesen.de sind sogenannte Affiliate-Links. Wenn du auf so einen Affiliate-Link klickst und über diesen Link einkaufst, bekommt reinlesen.de von dem betreffenden Online-Shop oder Anbieter eine Provision. Für dich verändert sich der Preis nicht.
Geisteswissenschaften, Kunst, Musik / Allgemeine und Vergleichende Literaturwissenschaft
Beschreibung
Numri i Pranverës 2023 i Revistës Letrare.
Në këtë numër:
Intervistë: Mehmet Elezi: Duke shkruar, shumëfishoj botën dhe veten, nga Arbër Ahmetaj.
Poezi: Agron Tufa. Adrienne Rich (përk. Rielna Paja). Enkeleda Kambo. Miltos Sahturis (përk. Eleana Zhako). Azgan Berbati. Sabit Gecaj. Pierre Alain Milhit (përk. Arbër Ahmetaj)
Prozë: Ivan A. Bunin, Romani i gungaçit, Rinia, Dashuria e parë (përk. Agron Tufa), Arbër Selmani, Trupi im. Omar Muhamed Al Amoudi, Tregim dhe poezi (përk. Elmaz Fida). Nuri Plaku, Qilimi i djegur, Kortezhi i qenve. Kliton Verli, Në arkipelagun maltez, Sevdail Zejnullahu, Ishulli i kërpudhave. Arbër Ahmetaj, Fjalimi. Dritan Kiçi, Fustan për zana.
Kujtesë: Anton Pashku, Një kallëzim pa lidhje, por në mënyrë dëftore. Edi Shukriu, poezi.
Kritikë: Agim Baçi, Pikëpyetjet e pashmangshme të "zërit në heshtje".
"Lëpihet qelqesh hën' e zbehtë.
Ç'po mih një kthetër në sepet.
Këtu, pa kthyer tash sa vjet,
në shpi të nanës mbetun shkretë,
kush paska hyrë? Kush do të jetë,
që mih kjo kthetër në sepet?"
Agron Tufa, Baladë
"Kujdesesha për vreshtin e kopshtit dhe zieja raki me rruaza, por ti e çoje në lokale dhe e ndërroje me vodkë. Qeshja dhe ngushëllohesha nga gjesti yt unik. Një burrë që nuk e tradhtonte pijen e tij, nuk mund ta tradhtonte as gruan. Dhe kjo më bënte të lumtur."
Nuri Plaku, Qilimi i djegur
"Kam shkatërruar gjëra të mëdha
me duart e mia,
i kam djegur veç se kisha mall për zjarr"
Azgan Berbati, Dëshira të djegura
"Kush është zot më i madh:
unë që flas shumë, apo ti që hesht bukur?"
Sabit Gecaj, Zotët
"Thash se ike, zan!".
"Ku me shku, trim? Nuk më len zemra jote. Ajo asht n'kafaz, po un jam robinë", dhe hapi krahët e ia zgjati koshin e vogël, thurur me degëza të njoma molle me gjethe e lule. Brenda, mbi një tufë të
fokëve të saj të arta, pulitej zemra e tij.
"Po e l'shova, ti fikesh trim! Të dhash fjalën se po ta kthej kur t'me sjellish teshat e t'me bash nanë".
Dritan Kiçi, Fustan për zana
Kundenbewertungen
tregime, perkthime, kritike, poezi, Letersi, letërsi shqipe